Thiago Silva, Broja, Colwill dhe Gallagher u përballen me tifozët e Chelseat pas humbjes turpëruese nga Middlesbrough
Chelsea ka pësuar një humbje turpëruese në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup nga Middlesbrough me rezultat minimal 1-0.
E humbja natyrisht që nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Chelseat të cilët ishin në numër të madh për ta mbështetur skuadrën e tyre.
Në fund të ndeshjes tifozët e Chelseat filluan t'i ofendonin futbollistët e tyre, derisa vetëm katër nga ta morën guximin që të shkonin të sqarohen me ta.
https://twitter.com/samiichels/status/1744841277349204361
Thiago Silva, Armando Broja, Levi Colwill dhe Conor Gallagher ishin katër futbollistët e vetëm që shkuan për tu sqaruar me tifozët e tyre.
Mbrojtësi veteran brazilian u afrua dhe kërkoi falje nga tifozët, por disa nga ta nuk donin të dëgjonin dhe vazhdonin t'i ofendonin futbollistët e tyre.
Gjithsesi edhe tifozët ishin të ndarë, pasi disa po duartrokisnin dhe disa të tjerë po ofendonin dhe talleshin me futbollistët e Chelseat.
Londinezët do të kenë një rast tjetër për të shkuar në finale të Carabao Cup, pasi më 23 janar në Stamford Bridges presin Middlesboroghin për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/


