Please enter at least 3 characters.

Therrë në zemër – zhveshtorja e Chapecoenses dikur plot lojtarë, sot bosh me vetëm tre lojtarë (Foto)

2016/11/ekipi-1-e1480499486190.png

Një prej fotove më prekëse nga tragjedia ajrore që ka shuar klubin brazilian Chapecoense po bën xhiron e botës.

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale shfaqë zhveshtoren e klubit Chapecoense nga stadiumi i tyre legjendar, Arena Conda.

Dhe foto që dikur shfaqte të gjithë lojtarët të buzëqeshur në zhveshtore sot është shndërruar në një therrë të madhe në zemrën e të gjithë futbolldashësve, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pas tragjedisë në zhveshtore dje shkuan tri lojtarë që nuk u ftuan nga trajneri në këtë sfidë, dhe pikëllimi në sytë e tyre e dhimbja në fytyrat e tyre shton dhimbjen e të gjithëve.

Ekipi para tri ditësh dhe sot... imazh prekës!

Sidomos hapësira bosh përreth tyre, kabinat e lojtarëve ku nuk do të jenë më asnjëherë kampionët që kanë shkruar historinë për klubin brazilian që do të luante ndeshjen e parë finale në Medellin të Kolumbisë, aty ku edhe ndodhi tragjedia ajrore që la 77 të vdekur, pothuajse të gjithë lojtarë e staf të kubit brazilian. /Telegrafi/