Please enter at least 3 characters.

"The Cranberries" do të publikojnë albumin e fundit me vokalin e Dolores O'Riordan

2018/03/DoloresROrdianfk.jpg
247:"SANREMO, ITALY - FEBRUARY 18: Dolores O'Riordan of The Cranberries performs on stage at the closing night of the 62th Sanremo Song Festival at the Ariston Theatre on February 18, 2012 in Sanremo, Italy. (Photo by Daniele Venturelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Grupi irlandez, "The Cranberries", ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do ta publikojë një ribërje të albumit "Everybody Else is Doing It, So Why Can't We?" nga viti 1993.

Veç kësaj, anëtarët e mbetur të bendin ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të lansojnë materialin muzikor, në të cilin kishin punuar para vdekjes së këngëtares Dolores O'Riordan.

Ribërja e albumit "Everybody Else is Doing It, So Why Can't We?" ishte caktuar të dilte këtë muaj në kuadër të 25-vjetorit të publikimit të parë, mirëpo planet u anuluan pas vdekjes së Dolores.

Në album do të përfshihen edhe disa këngë të reja, të papublikuara më parë.

Ndërkaq, anëtarët e grupit janë zotuar që t'i përfundojnë materialet e mbetura me vokalin e O'Riordan dhe do t'i publikojnë në vitin 2019, në kuadër të një albumi të ri.

"Plani është që ta përfundojmë atë projekt dhe deri në fund të këtij viti të publikojmë versionin e veçantë të albumit të lansuar para 25 vitesh", kanë thënë anëtarët e "The Cranberries".

Kujtojmë se këngëtarja e “The Cranberries”, Dolores O'Riordan, u gjet e vdekur më 15 janar në një dhomë hoteli në Londër. Ajo ishte 46 vjeçare. /Telegrafi/