Please enter at least 3 characters.

The Beatless – rockerët e Londrës më 18 shtator performojnë në Cyrih

2016/01/beatless-1-e1441900342292.jpg

Grupi The BeatLess u formua në vitin 2013, pasi Asdren Boletini vendosi të jetojë sërish në Londër.

Ky grup ka performuar – që atëherë -në lokalin më të frekuentuar të komunitetit shqiptar në Londër, “The Queen’s Arms”, ku një nga bashkëpronarët është babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu.

Grupi The BeatLess performoi me shumë artistë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët ishin mysafirë në këtë lokal, si: Sejat Jakupi (Telex), Alban Skenderaj, Mentor Haziri, XuXi, Tuna, Edona Reshitaj, Besart Halimi, Andos, Flamur Lokaj etj.

Anëtarët të cilët e përbëjnë grupin janë: Asdren Rrahmani – ritëm kitarë, sint dhe vokal (ish anëtar i grupeve “Oda”, “Marigona”, “Armadillo Blues Band”, “HaliBand”), Berat Sinani – kitarist, Albert Hyseni – bas kitarë dhe Albert Atiç Gago – daullist (ish daullist i Dino Dvornikut dhe bendeve të njohura të rivierës kroate të viteve të 80-ta).

Më 18 shtator ata do të performojnë në diskotekën “Rinora 4”, në Cyrih të Zvicrës. /Telegrafi/