Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Vdekja e veteranës Fetnete Ramosaj është humbje e madhe

2019/01/Hashim-Thaci-konference-21-Janar-foto-Ridvan-Slivova-10-e1548357494987.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Ramosaj për vdekjen e Fetnete Ramosaj.

Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vdekja e veteranës Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj

"Vdekja e hershme e bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj", ka shkruar ai./Telegrafi/