Please enter at least 3 characters.

Thaçi flet pas takimit me partitë politike: 11 ose 18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve

2017/05/18406446_1306446642807944_1453987904_o.jpg

Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të jenë 11 ose 18 qershori.

Thaçi u shpreh se ka dëgjuar mendimet e partive politike dhe se në konsultim me KQZ shumë shpejt do të vendos për datën e zgjedhjeve.

“Dëgjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve në konsultim me KQZ-në” ka thënë Thaçi./Telegrafi/