Please enter at least 3 characters.

Tetovë, policia gjen bimë kanabisi në një arë ku mbillej misër

2020/04/spb-tetove.jpg

Policia bën të ditur se në fshatin Jançisht të Tetovës ka gjetur bimë të kanabisit, në një arë që ishte mbjellë kryesisht me misër.

“Dje (11-tetor) efektivët e policisë të SPB-Tetovë në lokalitetin “Keramedlija”, në rajonin e fshatit Jançisht të Tetovës, në një fushë të mbjellë me misër, kanë gjetur mbi 150 rrënjë “Kanabis sativa”".

"Një pjesë e rrënjëve janë dërguar për ekspertizë, kurse pjesa tjetër do të shkulet dhe do të asgjësohen”, thonë mes tjerash nga SBP-Tetovë.