Please enter at least 3 characters.

Tetë Motrat Mustafa bëhen për herë të parë bashkë, publikojnë klipin "Qika e nanës"

2019/04/shyhr1.jpg

Këndojnë shpesh së bashku, por më të njohurat ndër to janë vetëm dy.

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore me prejardhje nga Mushtishti, Motrat Mustafa, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

Kësaj here ato vijnë për herë të parë tetë motrat brenda klipit, ndërsa në video kanë përfshirë edhe të ëmën e tyre.

Foto: Motrat Mustafa/YouTube

Ky klip, i cili u diskutua shumë në media si një koncept "i vjedhur" nga këngëtarja tjetër e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, tashmë është një temë e mbyllur për të dyja palët.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, teksa klipi i është besuar produksionit EMF Creative. /Telegrafi/