Please enter at least 3 characters.

Testi i ushtrisë amerikane, mijëra kilogramë eksploziv shpërthyen pranë aeroplanmbajtëses – ajo i rezistoi efekteve të ngjashme me të tërmetit prej 3.9 magnitudë

2021/06/anije.jpg

Marina amerikane ka shpërthyer mijëra kilogramë eksploziv për të shkaktuar një shpërthim tejet të fuqishëm pranë aeroplanmbajtëse, për të testuar qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e anijes – duke shkaktuar dridhje të ngjashme me ato të një tërmeti me fuqi shkatërruese prej 3.9 magnitudë.

Bëhet fjalë për anijen USS Gerald R. Ford, e cila u përball me efektet e një shpërthimi tejet të fuqishëm rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës, transmeton Telegrafi.

Eksplozivi u aktivizua me qëllim që të testohet qëndrueshmëria dhe stabiliteti i anijes, në rast të ndonjë sulmi nga armiku i mundshëm. E sipas zyrtarëve të marinës, testi ka rezultat me sukses – duke njoftuar se anija i ka rezistuar pa ndonjë problem efektit të krijuar pas shpërthimit.

Qëllimi nuk ka qenë dëmtimi i anijes që kishte shumë anëtarë të ekuipazhit, por që të testohet qëndrueshmëria nga vibrimet e shumta që u krijuan nga shpërthimi që ndodhi jo larg anijes ku gjendej. /Telegrafi/