Please enter at least 3 characters.

Testet e thjeshta që mund t’ju tregojnë cilësinë e ushqimit të cilin e hani

2020/03/190607152653-facebook-viral-video-blossom-food-facebook-snopes-orig-js-00011214.jpg

Si të mësoni a është ushqimi të cilin e hani tepër i përpunuar apo tërësisht natyral?

Xhirimi i publikuar në faqen Blossom tregon 16 teste të thjeshta të cilat mund t’i provoni në shtëpi në mënyrë që të përcaktoni cilësinë e ushqimit të cilin e konsumoni, transmeton Telegrafi.

* Nëse fleta e djegur e djathit shkrihet shumë vështirë kjo do të thotë që është (tepër) i procesuar në procesin e prodhimit dhe që përmban tepër kimikalie të cilat vështirësojnë shkrirjen e tij.

* Qiteni orizin në tigan të nxehur. Nëse ndonjë kokërr bëhet e pangjyrë do të thotë që shitësi ju ka mashtruar dhe ka ngjyrosur kokrra plastike me të bardhë.

* Qitni vitaminat në letër për pjekje dhe piqni në furrë – ato të cilat përmbajnë suplemente natyrale nuk do të piqen mirë.

*Kafja me aditivë pluskon, ndërkaq kafja natyrale bie në fund të gotës.

Edhe shumë mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë të shihni se çfarë cilësie është ushqimi të cilin e konsumoni shikoni në shtojcë.

/Telegrafi/