Please enter at least 3 characters.

Tërmeti ndërpret konkursin e bukurisë, konkurrentet hoqën takat e kurorat dhe ikën në panik

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi Cebun, Filipine, të martën vonë, duke vrarë të paktën 72 persona, ndodhi në një kohë kur ishte duke u zhvilluar Nata Gala e konkursit të bukurisë Miss Asia-Pacific International 2025.

Dridhja goditi edhe vendin ku merrnin pjesë 43 konkurrente.

Videot që kapnin momentin u bënë virale në rrjete sociale, duke treguar konkurrentet që iknin nga skena ndërsa llambadarët lëkundeshin.

Të ftuarit gjithashtu u panë duke kërkuar strehim nën tavolina.

Shumë konkurrente hoqën takat e kurorat dhe nxituan jashtë.

Organizata e Miss Azi-Paqësorit Ndërkombëtar (MAPI) më vonë konfirmoi se të gjitha kandidatet dhe stafi ishin të sigurta, duke falënderuar Radisson Blu Cebu për reagimin e tyre të shpejtë. /Telegrafi/