Please enter at least 3 characters.

Tërmeti i ri në Turqi - nuk raportohet për viktima

2023/08/AW011791_02.jpg
307:"6 ŞUBAT DEPREMLERİNDE SAHİLİNDE ÇÖKME YAŞANAN İSKENDERUN'DA YAPILAN ÇALIŞMALARA RAĞMEN SAHİL YİNE SU ALTINDA KALDI. (AHMET SEHER/HATAY-İHA) Kahramanmaraş merkezli 6 Şubat depremlerinde sahilinde çökme yaşanan İskenderun'da, yapılan çalışmalara rağmen sahil yine su altında kaldı.
3:"IHA

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi sot se një tërmet i ri ka goditur shtetin turk.

Tërmeti me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit, epiqendrën e kishte në qytetin e Kahramanmarasit.

Tërmeti i thellë prej 22.17 kilometrash shkaktoi një panik të shkurtër te qytetarët, raporton t24.

Sipas njoftimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar vitkima apo dëme materiale.

Shkencëtari i Tokës, Prof. Dr. Naci Gorur bëri një vlerësim të tërmetit që ndodhi sot duke deklaruar se kjo ishte një pasgoditje e tërmeteve të 6 shkurtit.

"Tërmet 4.1 në Maraş, Hugtaş-Goksun. Ndoshta pasgoditja e tërmetit të Elbistanit të 6 shkurtit. Pas thyerjes së çarjes së Çardakut, akumulimi relativ i ‘stresit’ u rrit në rajonin e Göksun, në zonën e çarjes Savrun. Midis zonave të thyerjes Savrun dhe Saimbeyli, ka tërmete të vogla drejt pellgut të Adanasë", deklaroi ai.

Ndryshe, Turqi u godit këtë vit nga disa tërmete që shkaktuan vdekjen e mbi 50 mijë personave. /Telegrafi/