Please enter at least 3 characters.

Tërhiqen forcat britanike nga Iraku

2016/01/f.0731160134617_m.jpg

“Sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar mes Bagdadit dhe Londrës, pjesa tjetër e forcave britanike, e cila në vitin 2003 numëronte rreth 46 000 trupa, do të lërë këtë javë Irakun'', deklaroi zëdhënësi i ambasadës së Britanisë së Madhe.

Parlamenti irakian nuk mund të votojë deri më 8 shtator në marrëveshje të re mes Londrës dhe Bagdadit për të lejuar një kontingjent të vogël të Britanisë së Madhe të qëndrojë me qëllim për të trajnuar marinën irakiane. Shumica e trupave ishin të vendosur në rajonin mesdhetar të Bassorahut.

Gjatë mandatit të kryeministrit Toni Blair, Britania e Madhe u tregua një aleate e patundur e SHBA-së, ndërkohë që ish-presidenti amerikan, George W. Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në mars të 2003. Në gjashtë vjetët e qëndrimit në Irak, janë vrarë rreth 179 trupa britanikë. /Start/