Tentuan të udhëtojnë me pasaporta të huaja, dy shtetas turq arrestohen në Aeroportin e Prishtinës
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
10/07/2025
Dy shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Të njëjtit tentuan të udhëtojnë me pasaporta që nuk ishin në emrat e tyre.
I dyshuari mashkull tentoi të kalojë kontrollin me një pasaportë në emër të një personi tjetër, ndërsa e dyshuara femër kishte një pasaportë franceze të falsifikuar, gjithashtu në emër të një personi tjetër.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh./Telegrafi/


