Please enter at least 3 characters.

Tenton të udhëtojë me vizë të falsifikuar, ndalohet në aeroport

2017/04/pr.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një të dyshuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës në të cilën kishte vizë franceze, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.