Please enter at least 3 characters.

Tentoi të kalonte me furgon rrugën e mbuluar nga uji, por mezi arriti të shpëtoj kokën (Video)

2016/06/Furgoni.jpg

Një shofer i pakujdesshëm ka humbur veturën e tij, derisa po përpiqej të kalonte nëpërmjet një rruge të mbuluar nga uji gjatë përmbytjeve.

Kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kalimtarët e rastit, dhe shfaq momentin kur burri i bllokuar brenda furgonit të tij humb kontrollin, dhe rrëmbehet nga ujërat që ishin krijuar nga reshjet e mëdha të shiut, transmeton Telegrafi.

Qytetarët e shokuar nuk kishin çfarë të bëjnë në ato momente dhe ndiheshin të pafuqishëm, derisa uji mori me vete furgonin kurse pronari i tij u detyrua të kërcej në ujë për t’i shpëtuar më të keqes.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në qytetin Jixi në pjesën qendrore në Kinë. /Telegrafi/