Please enter at least 3 characters.

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

2020/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për vrasje në tentativë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ku po ashtu thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 09.12.2020-18:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/