Tenistja që u distancua publikisht nga vendimet e Putinit ndryshon shtetësinë, tani do të luajë për tjetër kombëtare
Tenistja e njohur ruse, Daria Kasatkina ka njoftuar ndryshimin e kombësisë dhe do të luajë nën flamurin australian në të ardhmen.
Kasatkina përfaqësoi Rusinë në të gjitha garat ku mori pjesë, por më pas u distancua nga të gjitha vendimet e Vladimir Putin dhe tani ka vendosur të ndryshojë shtetësinë e saj.
Ajo njoftoi se baza e saj e re do të jetë Melburni, qyteti pritës i të parit nga katër Grand Slam-et e sezonit.
Rastësisht, ajo është një nga të paktat ose të vetmet sportiste ruse që mbrojti kolegët e saj ukrainas pas pushtimit rus.
Përveç kësaj, në vitin 2022, Kasatkina foli publikisht për homoseksualitetin e saj, teksa partnerja e saj është patinatorja Natalia Zabijako.
Le të shtojmë se Duma, organi këshillimor i Rusisë, dikur konsideronte etiketimin e Kasatkinës si "agjent i huaj".
Vlen të kujtojmë gjithashtu se lojtarët rusë nuk kanë qenë në gjendje të luajnë nën flamurin rus që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe nuk kanë qenë në gjendje të përfaqësojnë vendin e tyre që nga viti 2022. /Telegrafi/


