Please enter at least 3 characters.

​Temperaturat sot shkojnë deri në 33°C, ja çfarë duhet të dini

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 29 dhe 33°C.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP”, thuhet në njoftim.