Please enter at least 3 characters.

Telekomi i Maqedonisë ''bojkoton'' Facebook-un shkaku i aferës së keqpërdorimeve të privatësisë (Foto)

2018/03/Telekom-Facebook.jpg

Telekomi i Maqedonisë ka sjellë një vendim lidhur me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve që ndryshe quhet edhe si ''Cambridge Analytica'' ku janë keqpërdorë informacionet e përdoruesve të Facebook për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, ku fitues doli Donald Trump, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Telekomi i Maqedonisë kujdeset për privatësinë dhe për informatat e përdoruesve. Lidhur me ngjarjet në Facebook, kompania jonë do të ndalojë të gjithë aktivitetet në këtë rrjet social, për këtë javë'' ka qenë postimi i mbrëmshëm.

Përndryshe, ''Cambridge Analytica'' si skandal shtrihet edhe në Maqedoni, pasi në organogramin e punës përfshihen edhe persona nga Maqedonia, Edmond Ademi, ministër në Maqedoni dhe Nikolla Spasov, drejtor i organizatës Rejting./Telegrafi/

Source: Medium.com