Telekomi i Bosnje e Hercegovinës ndërpreu sinjalin për kanalet në Republikën Serbe për shkak të transmetimit të funeralit të Mladiqit
Operatorët e telekomunikacionit Telemach dhe BH Telecom ndërprenë sinjalin e kanaleve televizive RTRS, ATV dhe BN në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat transmetohen në Republikën Serbe.
Informacionet jozyrtare thonë se vendimi u mor për shkak të transferimit të funeralit të Ratko Mladiqit, një kriminel lufte i dënuar ligjërisht.
Me këtë, Telemach ndoqi veprimin e BH Telecom, i cili më herët sot për të njëjtën arsye ndaloi shpërndarjen e sinjalit të këtyre televizioneve, transmeton Telegrafi.
Së bashku me ndërprerjen e sinjalit, BH Telecom u dërgoi edhe një mesazh përdoruesve të tij duke shpjeguar arsyet e vendimit të tij.
"Të dashur përdorues, në përputhje me ligjet aktuale të Bosnjës dhe Hercegovinës, po ndërpresim shpërndarjen e programit gjatë transmetimit të përmbajtjes në lidhje me funeralin e Ratko Mladiq”, u tha ndër tjera.
Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.
Besohej se një përmbajtje e tillë mund të lavdërojë drejtpërdrejt ose tërthorazi kriminelët e dënuar të luftës dhe të shkelë interesin publik dhe të dëmtojë viktimat. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj, thuhet në mesazh.
Telemach ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e sinjalit. /Telegrafi/


