Telefonatë mes Netanyahut dhe Mitsotakis, kryeministri grek kërkon deeskalim
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas një iniciative nga pala izraelite, sipas një deklarate nga qeveria greke.
Gjatë bisedës, Mitsotakis theksoi nevojën urgjente për deeskalimin në rajon.
Ndërsa pranoi se Irani nuk duhet të ketë një arsenal bërthamor, ai theksoi se diplomacia është e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara dhe paralajmëroi kundër hapjes së fronteve të reja të konfliktit në Lindjen e Mesme, shkruajnë mediat e huaja.
Udhëheqësi grek përsëriti gjithashtu domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare për civilët në nevojë.
Ndryshe, thirrja vjen në mes të dhunës në rritje midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke shkaktuar një krizë të rëndë humanitare me civilë të zhvendosur dhe mungesa kritike.
Greqia ka dërguar ndihmë përmes Egjiptit dhe i ka kërkuar vendit të respektojë aktivistët grekë që ofrojnë ndihmë, duke bërë thirrje për akses të sigurt dhe të papenguar humanitar. /Telegrafi/


