Të shtëna me armë zjarri në fshatin Raçë të Gjakovës, arrestohet një person
Sot, përmes linjës telefonike, Policia ka pranuar informacion për një rast kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri në fshatin Raçë, Gjakovë.
Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62x39 mm.
"I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thotë se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi/


