Të shtëna gjatë protestave në SHBA, një person i vdekur - qytetari xhiron momentin tronditës
28/06/2020
Videoja tronditëse tregon një burrë i cili nisi një mori të shtënash gjatë një proteste në Kentucky të SHBA-së –pas vdekjes së gruas me ngjyrë, Breonna Tyler.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtyre të shtënave mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.
Pamjet e publikuara tregojnë burrin e veshur me pantallona të shkurtra që hapi zjarr mes turmës, ndërsa njerëzit shihen duke u fshehur.
Rastin e viktimës në këtë ngjarje e konfirmoi edhe Policia e Metro Louisville, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. /Telegrafi/


