Please enter at least 3 characters.

Të shtëna armësh në Mitrovicë, plagoset një person

2017/04/policia-mjeti.jpg

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në një lokal të Mitrovicës. Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.

"Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërkaq policia ka gjetur dhe një armë", ka thënë Zahiti. Policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes.

Telegrafi mëson se i plagosuri me inicialet E.K. është rreth 23-vjeçar. Ai është dërguar për QKUK, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë. Sipas burimeve, i plagosuri ka marr diku 10 plumba në trup. /Telegrafi/