Please enter at least 3 characters.

Të pastrehët paditën qytetin e San Franciscos, gjykata i ndaloi autoritetet t'i largonin nga rrugët

2022/12/1639820596-profimedia-0510819974.jpg
327:"Homeless sit along the Embarcadero in San Francisco on Monday, March 30, 2020. San Francisco is in a shelter in place because of coronavirus, but larger numbers have no place to shelter. Photo by /UPI,Image: 510819974, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: TERRY SCHMITT / UPI / Profimedia
32:"TERRY SCHMITT / UPI / Profimedia

Një gjykatë federale ia ka ndaluar përkohësisht San Franciscos që të largoë kampet e të pastrehëve, duke thënë se qyteti ka shkelur politikat e tij duke mos iu ofruar strehim tjetër.

Gjykatësi Donna M. Ryu në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Oakland mori një vendim që ia ndalon qytetit të prish tendat dhe të konfiskojë gjësendet e banorëve të kampit.

Masa erdhi pas një padie të ngritur në emër të pastrehëve që kërkonin të ndalonin San Franciscon nga çmontimi i kampeve derisa të siguroheshin mijëra shtretër shtesë të strehimit.

“Argumentet e qytetit ishin tërësisht jo bindëse", tha gjykatësi, raporton cbsnews.

Ka rreth 7,800 njerëz të pastrehë në qytetin e shtetit të Kalifornisë dhe ajo ka pranuar se nuk ka mijëra shtretër të përkohshëm ose të përhershëm.

Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara numri i të pastrehëve është rritur dukshëm, sidomos në Kaliforni. /Telegrafi/