Please enter at least 3 characters.

Të hënën në Obiliq mbahet ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

2016/01/shkenc-euml-tar-euml-t-zbuluan-si-ta-ndalojn-euml-metastaz-euml-n-e-kancerit-t-euml-gjirit_hd.jpg

Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Zyrën për Barazi Gjinore, organizon një ligjëratë sensibilizuese në sallën e Kuvendit Komunal.

Ligjërata do të mbahet ditën e hënë (21 tetor), e cila fillon rreth orës 11:00, transmeton Telegrafi.

"Tetori është muaji i fushatës ndërkombëtare, me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm, trajtimin e kancerit të gjirit dhe kujdesin shëndetësor për gratë dhe vajzat anembanë botës", thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.

Komuna ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë aktivitet./Telegrafi/