Please enter at least 3 characters.

Të enjten nis fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në Malishevë

2018/05/largea-p9u8cl6y1464259553_1464345144-6753257.jpg

Të enjten, më 14.07.2022 do të fillojë fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në zonat endemike, në territorin e Komunës së Malishevës.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se dezinsektimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), virus i cili përmes rriqrave përcillet tek njeriu.

Fushata e dezinsektimit do të fillojë në fshatin Senik, të enjten më 14 korrik dhe vazhdon të premten më 15 korrik në fshatin Lladroc.

Obligohen banorët të marrin masat e duhura preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar për bletët gjatë dezinsektimit.

Dezinsektimi fillon nga ora 07:00 dhe vazhdon deri në mesditë. /Telegrafi/