Tap n’Shije vjen me shumë shije me ja u ndreqë mbrëmjen!
Ora 19:00 është kohë ideale për t’u argëtuar me një quiz si Tap n’Shije, i cili përvec se ju argëton, ju mundëson të fitoni shpërblime të ndryshme, e të mësoni gjëra të reja nga kuzhina dhe gatimi.
Regjistrimi për Tap n’Shije është i hapur, kliko këtu për t’u regjistruar.
Tap n’Shije, i udhëhequr nga Adriana Matoshi, aktorja e njohur dhe e pëlqyer, sonte zhvillon javën e 27 të saj, duke vazhduar kështu të argëtoj publikun dhe lojtarët e saj, me lojë interesante e shpërblime fantastike. Ju do të keni 10 pyetje me nga 4 alternativa, të cilat do t’u testojnë dijen në gatim e kuzhinë, e do t’i shpallin tre fitues kryesorë të mbrëmjës. Por, qëllimi i TapQuiz nuk janë vetëm shpërblimet, është edhe loja atraktive e argëtimi i lojtarëve.
Sikur edhe netët tjera kur ka TapQuiz, edhe këtë herë nuk mungojnë befasitë, të cilat e bëjnë këtë lojë kaq të dashur.
Shpërblimet për sonte janë:
Vendi i parë fiton Llambadar Vendi i dytë fiton Atlete Adidas Vendi i tretë fiton Set Adopt
E këto shpërblime për më të mirët e mbrëmjës nuk janë e vetmja gjë që dhurohet. Për komentuesin më të mirë, GjirafaMall jep një dhuratë simpatike.
Por, që të jeni pjesë e lojës, ju tashmë e dini se duhet të regjistroheni. Regjistrimi është i hapur nga ora 15:00, dhe mbetet i tillë deri në fillim të lojës.
Që të regjistroheni, ndiqni hapat më poshtë:
Hyni në GjirafaVideo.com
- Kliko mbi Live TV
- Klikoni tek video me titull “Tap n’Shije by GjirafaVideo” - Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
- Klikoni “Hyr në quiz”
- Bëhuni gati për lojë
Tap n’Shije po ju pret, prandaj regjistrohuni e kaloni kohë të mirë me këtë quiz të dashur!
Kliko këtu për t’u regjistruar.


