Please enter at least 3 characters.

Talibanët kanë rrëmbyer rreth 70 civilë në Afganistan

2017/07/taliban.jpg

Së paku 70 fshatarë afganë janë rrëmbyer nga ekstremistët talibanë, gjatë një serie të sulmeve në provincën jugore Kandahar, kanë thënë policia dhe zyra e guvernatorit.

Abdul Raziq, shef i policisë në Kandahar, tha dje se “talibanët i kanë rrëmbyer 70 njerëz nga shtëpitë e tyre, përgjatë autostradës Kandahar – Tarinkot, ndërsa i kanë vrarë 7 prej tyre”, dhe ka shtuar se “trupat e të vrarëve janë gjetur nga fshatarët”.

Në raporte të ndryshme theksohet se 20 e deri në 30 fshatarë më vonë janë liruar ose kanë ikur, ndërsa afro 33 të tjerë mbeten të rrëmbyer.

Megjithqë formalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto rrëmbime dhe vrasje, në shënjestër të ekstremistëve talibanë shpeshherë ishin zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë, por ata janë të njohur edhe për rrëmbimin e civilëve, të cilët i kanë përdorë si pengje.