Please enter at least 3 characters.

Talenti problematik i Juventusit, Ihattaren kthehet në stërvitje

2023/02/mohamed.png

Mohamed Ihattaren është kthyer në Torino dhe është përfshirë në seancën stërvitore me Juventusin, pas problemeve të fundit me ligjin.

21-vjeçari ishte arrestuar në javën e kaluar dhe është marrë në pyetja nga policia në Holandë me dyshimin për sulm fizik ndaj ish-të dashur, ndërsa më pas është lënë i lirë.

Holandezi dikur konsiderohej ndër talentët më premtues në futbollin evropian, mirëpo problemet jashtë fushe e kanë penguar zhvillimin e tij duke i munguar minutazhi i lojës në dy sezonet e fundit.

Ihattaren ka shpërndarë një video në Instagram duke konfirmuar rikthimin e tij në Torino dhe angazhimin në stërvitje.

“Ajo që na përcakton është se sa mirë ngrihemi pas një pengese”, është përshkrimin që i ka vënë postimit të tij.

Mesfushori iu bashkua Juventusit në gusht të vitit 2021 nga PSV Eindhoven për 1.9 milion euro. Ai u huazua menjëherë te Sampdoria, ku nuk regjistroi asnjë paraqitje dhe u largua pas gjashtë muajsh.

Më pas, Ihattaren u kthye në vendlindje te Ajaxi për një huazim njëvjeçar, mirëpo sërish nuk la përshtypje të mirë dhe bëri vetëm një paraqitje zyrtare për klubin nga Amsterdami. /Telegrafi/