Takoni yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx!
Më 8 Dhjetor, Albi Mall dhe Cineplexx ju sjellin kastin e aktorëve të filmit më të ri, “Troubleshooters”, në një ngjarje të veçantë që nuk duhet humbur.Festimet fillojnë në ora 18:30, në Galerinë Kryesore (Hyrja A) në Albi Mall, ku ju pret një pritje madhështore. Të gjithë aktorët kryesorë do të jenë të pranishëm për të takuar adhuruesit e tyre dhe për të ndarë momente të paharrueshme.Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin nga afër:- Blerim Destani- Noizy- Fatmir Spahiu- Nico Zavelberg- Dritan HuqiPas takimit në Galerinë Kryesore, ngjarja zhvendoset në hapësirat e Cineplexx, ku do të mund të bëni fotografi me aktorët tuaj të preferuar dhe të përjetoni një mbrëmje të mbushur me emocion.Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një eventi që bashkon kinemanë, emocionet dhe yjet e filmit! Shënoni datën dhe bashkohuni me ne për një eksperiencë të veçantë.Albi Mall dhe Cineplexx – ku yjet takojnë publikun!


