Takohen Ahmeti e Thaçi, ndërmjetësojnë ambasadorët
Njoftimi zyrtar për mbajtjen e këtij takimi është dhënë nga vetë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup. Sipas informacionit, takimi është caktuar të mbahet të të mërkurën hotelin Stone Bridge në Shkup.
Por, në këtë takim të rrallë ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit nuk do të jenë të pranishëm vetëm këta liderë. Aty të pranishëm, përveç Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Arben Çejkut, do të jenë edhe ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.
Sipas njoftimit të Ambasadës shqiptare në Maqedoni, në takimin Ahmeti-Thaçi do të jenë të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së, Philip Reeker dhe ambasadori i BE-së, Peter Sorensen.
Ky takim mbahet pikërisht vetëm disa ditë para se në Maqedoni të nis fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Aktualisht situata politike në këtë Maqedoni është mjaft e tensionuar, me theks të veçantë në taborin shqiptar, sidomos tek dy partitë rivale - BDI dhe PDSH. /Zhurnal/Telegrafi/


