Please enter at least 3 characters.

Takim ndërkombëtar i kinematografëve në Manastir

2016/07/Film.jpg

Shoqata e kinematografëve të Maqedonisë, si pjesë e Shoqatës së punëtorëve filmik të Maqedonisë, do të jetë nikoqir i IAGA 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

IAGA 2016 është asambleja vjetore e Federatës ndërkombëtare të kinematografëve - IMAGO, që sot dhe nesër do të mbahet në Manastir, ku pritet ët marrin pjesë rreth 50 delegatë nga disa vende.

Ky aktivitet është i rëndësishëm për prezantimin e kulturës së Maqedonisë, afirmimin e kinematografisë së vendit dhe për promovimin ndërkombëtar të Maqedonisë si destinacion për punë profesionale në sferën e veprimtarisë filmike.

Kjo asamble mbështetet nga IMAGO dhe nga Agjencia për film e Maqedonisë./Telegrafi/