Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Policia e Kosovës duhet të ketë pagë të dinjitetshme

2022/11/GP-i-AAK-se-konference-Besnik-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-7-e1670155042391.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë pagë të dinjitetshme.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në 24-vjetorin e tyre, policia do të duhej që ta merrte lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre.

"Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor", ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:Fjalë shumë e mbështetje pak për Policinë e KosovësPolicia e Kosovës është krenaria e Kosovës – me këtë fjali do të doja të uroj 24 vjetorin secilit polic, i cili është pjesë e këtij institucioni të sigurisë.Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor.Këto janë brengat e secilit polic.Policëve nuk u intereson se në çfarë forme trajtohet paga e tyre. Atyre u intereson që ta marrin pagën e dinjitetshme. Po bëhen tri vjet që po jepen shumë fjalë për Policinë e Kosovës, por mbështetje shumë pak. /Telegrafi/