Super forma në të cilën po kalon Karim Benzema e vërteton ‘goli magjik’ në stërvitje te Real Madridi
13/01/2021
Karim Benzema ka prodhuar një gol magjik në stërvitje te Real Madridi.
Los Blancos janë duke u përgatitur për sfidën kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës.
Mbretërit dhe Bilbao do të takohen të enjten mbrëma (nesër) nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales.
Derisa lojtarët po zhvillonin një ndeshje praktikuese në stërvitje, Benzema ka shënuar një gol magjik te madrilenët.
Alvaro Odriozola ishte viktima e francezit, pasi ky i fundit fillimisht stopoi topin me stil, për të zënë në befasi bashkëlojtarin.
Francezi shënoi me lehtësi, e forma e tij po vazhdon të jetë e lartë me tetë gola dhe pesë asistime deri më tani në La Liga. /Telegrafi/


