Please enter at least 3 characters.

Sulmuesi kryesor i Juventusi po del të jetë dështim këtë sezon, Thiago Motta ka menduar një ide të re  

2024/09/Screenshot-2024-09-23-140710.png

Tuttosport shkruan se trajneri i Juventusit, Thiago Motta, po mendon të luajë me Kenan Yildiz si nëntë të rremë, pasi Dusan Vlahovic është ende duke luftuar për të gjetur rrugën e tij këtë sezon.  Vlahovic ishte dëshpërues dhe u la në bankë pas pjesës së parë në barazimit 0-0 të Juventusit kundër Napolit të shtunën pasi bëri vetëm gjashtë prekje në pjesën e parë. Reprezentuesi serb ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe forma e tij mbetet e dobët me atë se çfarë pritet.

Me Arkadius Milik jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, Vlahovic u zëvendësua nga Timothy Weah në pjesën e dytë, i cili luajti si qendërsulmues, por nuk arriti të krijonte rrezik për Napolin.Tuttosport shkruan se Bianconerët janë skuadra e parë në Serie A për pasimet e përfunduara, por janë të parafundit për asistime dhe goditje në portë.Edhe pse ata nuk kanë pranuar ende gol në Serie A këtë sezon, bardhezinjtë kanë një problem të qartë me prodhimin sulmues, kështu që, sipas Tuttosport, Motta po konsideron përdorimin e talentit turk Yildiz si nëntë false.

Mbetet për t'u parë nëse Motta do ta bëjë këtë ndryshim taktik në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Genoas të shtunën, por me siguri trajneri i Bianconerëve po punon për të zgjidhur problemet e Juventusit në sulm. /Telegrafi/