Please enter at least 3 characters.

Sulmojnë zyrtarët policorë në Podujevë, arrestohet një person

2020/07/policia-e-kosov-euml-s-n-euml-gjendje-gatishm-euml-rie-p-euml-r-protest-euml-n-e-9-janarit_hd-780x439-1.jpg

Një person, i cili tashmë arrestuar dhe dy të tjerë që janë në arrati i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë të panjohur që gjenden në arrati  i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë  në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/