Please enter at least 3 characters.

Sulmoi një të mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ditë më parë kishte sulmuar një të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 21.08.2026 rreth orës 18:00, në Gjakovë.

Tutje thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

“Gjakovë 21.08.2026-18:00. Më 27.08.2026 është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar-i mitur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç thuhet në raport njësit përkatës janë duke u marr me rastin. /Telegrafi/