Please enter at least 3 characters.

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prizren

2022/05/Zhduket-nje-vajze-e-mitur.jpg

Një femër (e mitur, shtetase e Republikës së Shqipërisë) ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër shqiptare, e mitur  shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/