Please enter at least 3 characters.

Sulmohet fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi

2016/01/vehbi-kajtazi-tregon-p-euml-r-pronat-e-uzurpuara-nga-njer-euml-z-t-euml-u-ccedil-k-s-euml_hd.jpg

Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi është sulmuar sot fizikisht në qendër të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin bashkëpunëtorë të Kajtazit.

Rasti ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, ndërsa Kajtazi është sulmuar nga një person që ishte në të njëjtin lokal.

Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar ngjarjen e sulmit fizik ndaj kryeredaktori të Insajderit, Vehbi Kajtazit.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në Prishtinë./Telegrafi/