Please enter at least 3 characters.

Sulmohen tifozët e Stuttgartit në Beograd – klubi gjerman i kishte paralajmëruar për grupin ‘Delije’, duke i quajtur banditë dhe pjesëmarrës në organizata terroriste

2024/11/Screenshot-2024-11-27-183345.png

Huliganët serbë në Beograd kanë sulmuar tifozët e Stutgartit, para ndeshjes me Crvena Zvezdan në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Stutgartit që kishin mbërritur më herët në Beograd ishin duke qëndruar në kafenetë e Beogradit, ku më pas u sulmuan nga anëtarët e grupit të tifozëve Delije të Crvena ZvezdaS.

Videot e përleshjeve u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, një nga tifozët e Stutgartit është plagosur rëndë pas konfliktit.

Klubi i Stutgartit ka paralajmëruar fansat e tyre për Delijen, duke i quajtur banditë dhe anëtarë të organizatave kriminale.

Ndeshja Zvezda – Shtutgart luhet sonte nga ora 18:45./Telegrafi/