Please enter at least 3 characters.

Suksesi i Majlindës bëri jehonë në mediet botërore

2016/01/suksesi-i-majlind-euml-s-b-euml-ri-jehon-euml-n-euml-mediet-bot-euml-rore_hd.jpg

“Është e pabesueshme se me çfarë interesimi është përcjell dhe çfarë hapësire i është kushtuar suksesit të Majlindës, ndërsa tendenca për ta penguar paraqitjen e saj vetëm sa i ka intriguar edhe më tepër mediet botërore”, ka bërë të ditur Kuka, transmeton Tribuna.

Fakti që Majlinda e ka mbrojtur titullin e kampiones e bën edhe më të veçantë suksesin e saj, sepse nuk janë të shumta rastet kur një sportist e arrin një sukses ë tillë.

“Mbrojtja e titullit të kampiones botërore në kategorinë e Majlindës është diçka që ndodh tepër rrallë, madje unë nuk e di që këtë sukses e ka arritur dikush më herët. Sidoqoftë, ne ia kemi dalë të triumfojmë edhe në Rusi, ndërsa kjo fitore i dedikohet gjithë kombit tonë”, është shprehur përzgjedhësi Kuka.

Ekspedita e xhudos kosovare kthehet nesër në mbrëmje, ndërkaq besohet se kampiones së dyfishtë botërore do t’i organizohet pritje madhështore. /Telegrafi/