Please enter at least 3 characters.

Suarez kujton eliminimin nga Liverpooli: Nuk më pëlqen të kujtoj atë ndeshje, dëshiroja të zhdukesha pas asaj humbje

2019/06/GettyImages-1147618820.jpg
246:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Luis Suarez of Barcelona looks on during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi dhe ylli i Barcelonës, Luis Suarez, kthehet ta rikujtojë atë humbjen ndaj Liverpoolit që e la pa finalen e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për Fox Sport ai ka zbuluar se ka reaguar kur janë eliminuar edhe pse kishin epërsi të madhe prej 3-0 nga ndeshja e parë.

"Nuk më pëlqen të kujtoj atë ndeshje. Nuk e kisha imagjinuar kurrë (që Liverpooli mund të kthehej). Pasi mendoja, ne jemi Barcelona dhe do të kemi një rast për të shënuar”.

Luis Suarez ndaj Andy Robertson (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ditën pas humbjes, ishte dita më e keqe në jetën time, pas ngjarjeve në Kampionatin Botëror 2014.  Dëshiroja të zhdukesha nga kjo botë”.

“Messi? Njerëzit flasin, disa komentet shumë herë e lëndojnë. Një lojtar nuk duhet të kritikohet në atë mënyrë”, ka thënë Suarez.

Suarez .(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Ai deri më tani e ka fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën si dhe katër tituj të La Ligas, Copa del Rey dhe tre Superkupa spanjolle.

Suarez gjendet bashkë me kombëtaren e tij të Uruguait në Brazil ku do të luajë në Kupën e Amerikës. /Telegrafi/