Please enter at least 3 characters.

Sturridge i ofrohet Interit në formë të huazimit

2018/01/Daniel-Sturridge.jpg
288:"LIVERPOOL, ENGLAND - AUGUST 23: Daniel Sturridge of Liverpool is seen prior to the UEFA Champions League Qualifying Play-Offs round second leg match between Liverpool FC and 1899 Hoffenheim at Anfield on August 23, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)
12:"Getty Images

Daniel Sturridge i është vet ofruar Interit në huazim pasi po has në vështirësi të mëdha tek Liverpooli.

Sipas Tuttosport, 28-vjeçari është i frikësuar se mund të humbas vendin për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Rusi dhe kështu dëshiron një klub të ri.

Ai ka shënuar tre gola dhe po aq asistime në 14 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, por në fushë ishte vetëm 514 minuta.

Kontrata e tij me Reds përfundon në qershor të 2019 dhe një huazim do i ndihmonte edhe Liverpoolit për të rritur çmimin e lojtarit.

Interi është duke kërkuar një sulmues qendre për të ndihmuar Mauro Icardin dhe Sturridge mund të luajë edhe në krah, pra është lojtari ideal për taktikat e Luciano Spallettit.

Gazeta e lartë përmendur me bazë në qytetin e Torinos ka thënë se anglezi i ka kërkuar klubit nga Milano ta huazojnë për gjashtë muaj dhe se nuk do të pendohen nëse e bëjnë. /Telegrafi/