Please enter at least 3 characters.

Studentët e FSHMN-së letër Haradinajt dhe Veselit

2019/01/unnamed-9-2.jpg

Pas vendimit të Këshillit të Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore për bojkotim të mësimit në semestrin veror, studentët i drejtohen kryeministrit e kryeparlamentarit me letër të hapur për të kërkuar nga ta zgjidhje të problemit.

Dy kërkesat kryesore janë ndërtimi i objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore si dhe rikthimi i drejtimeve arsimore në fakultet, përcjell KosovaPress.

Letër e Hapur drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli:I nderuar kryeministër Haradinaj,I nderuar kryeparlamentar Veseli,Më lejoni që në emër të studentëve të FSHMN-së, të ju shkruaj në mënyrë të hapur për shqetësimet tona kryesore, e me të cilat është e lidhur ngushtë edhe cilësia e studimeve tona.Këto shqetësime tashmë të konkretizuara e artikuluara përmes kërkesave, peticioneve e të gjitha formave tjera demokratike, duke përfshirë edhe protestat, janë:1. Ndërtimi i objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore si dhe2. Rikthimi i drejtimeve arsimore në fakultetin tonë.Paraprakisht, dua t’ju vë në dijeni se nga ju kërkojmë që fuqinë tuaj vendimmarrëse ta vini në funksion të realizimit të kërkesave tona.Ne, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, e zhvillojmë veprimtarinë tonë mësimore (teorike dhe laboratorike) në hapësirat e një ndërtese që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet minimale. Jo vetëm në aspektin e sipërfaqes, por edhe të gjendjes fizike të sallave mësimore dhe laboratorëve punues. Nga të gjitha raportet e vlerësimit të akreditimit një prej rekomandimeve kyçe të ekspertëve ka qenë SIGURIMI I OBJEKTIT për funksionimin në kushte normale të FSHMN-së. Në veçanti duhet përmendur Departamentin e Biologjisë dhe atë të Kimisë ku aktivitetet laboratorike zhvillohen si në kushte të mesjetës, në hapësira ku mes tjerash rrezikohet edhe shëndeti i studentëve dhe mësimdhënësve. E gjihë kjo dëshmohet edhe nga Raportet e Inspektoratit të AVUK. Por vlenë të theksohet se as departamentet tjera si ai i Fizikës, Gjeografisë dhe Matematikës nuk janë në gjendje çfarë do të duhej të ishin në kohën kur bota akademike shkencore merret me përcjelljen e ndryshimeve në avancime ditore. Nuk dua të ndalem në faktin që në laboratorët ekzistues mësimor dhe hulumtues në FSHMN, jo vetëm që mungojnë pajisjet dhe aparaturat e avancuara për mësimin praktik-eksperimental dhe kërkim shkencor por edhe ato bazike për punë eksperimentale në ushtrime të rëndomta me studentë.Ne bashkëstudiojmë dhe ndajmë hapësirat në objektin e Fakultetit të Filologjisë, ku 60% i takojnë këtij fakulteti , ndërsa pjesa tjetër i takon FSHMN-së e që përfshinë kryesisht bodrumet e objektit. Në këto hapësira nuk është i mundshëm as investimi për shkak të gjendjes së tyre të parimëkëmbshme. Duke qenë se ka vështirësi të mëdha në sigurimin e laboratorëve të IMPROVIZUAR, sallave të ligjëratave, atëherë bibliotekat tek ne janë inekzistente.Pavarësisht gjithë kësaj, falë punës vetëmohuese dhe entuziazmit maksimal, studentët e FSHMN-së po arrijnë rezultate kulminante në të gjitha fushat e kërkimit. Për këtë flasin shifrat për studentë bursist, si në shkallë vendi ashtu edhe jashtë, mobilitetet në programet e ndryshme si dhe paraqitjet në tribuna të ndryshme shkencore.Ku e marrim gjithë këtë energji dhe motivim për të arritur gjithë këtë sukses në këso kushte dhe ambiente punuese?Për më tepër, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo që u tha më sipër, për habinë e të gjithëve, Qeveria e vendit na vendos para edhe barriera tjera përmes akteve normative me të cilat na shuan pothuajse të vetmin burim të punësimit.Kështu, në vitin 2012 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nxjerrë vendimin Nr.191/01B, dt. 16. 07. 2012. Sipas këtij vendimi, të gjitha programet që përgatisin mësimdhënësit e ardhshëm duhet të përfundojnë masterin në Fakultetin e Edukimit.Këshilli Studentor i FSHMN-së tash e një kohë po vazhdon avokimin e kërkesës për rikthimin e drejtimeve arsimore në FSHMN. Fillimisht kjo punë u është lënë në dorë drejtuesve të UP-së dhe të fakultetit. Sipas informacioneve tona, drejtuesit e UP nuk kanë bërë as hapin më të vogël në këtë drejtim, përderisa ata të FSHMN-së edhe përkundër faktit që e kanë zbatuar në tërësi vendimin, të njëjtin e kanë kundërshtuar me rrugë institucionale.Ne si studentë, duke parë plogështinë e veprimit dhe pagatishmërinë e MASHT-it për gjetjen e një zgjidhjeje për studentët e diplomuar në FSHMN, si dhe Komunës së Prishtinës për cështjen e objektit, jemi detyruar të ndërmarrim veprimet konkrete për mbrojtjen e interesave tona.Ka vite që të gjitha përpjekjet e thirrjet e studentëve injorohen totalisht. Ndaj, vendimi i Këshillit të FSHMN-së për bojkot të semestrit veror, vjen si rrjedhojë e indiferencës së organeve shtetërore. Ky vendim, nuk i favorizon aspak studentët e as stafin akademik por është mjeti jonë i fundit demokratik, për të arritur përmbushjen e kërkesave tona që nuk janë asgjë tjetër pos legjitime.Për t’u kuptimësuar e tërë kjo, ne ju bëjmë ftesë të hapur për vizitë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, që ju të bëheni dëshmitarë të realitetit që tash e dhjetëra vite zihet në bodrumet e këtij objekti.Florian Bivolaku - Nënkryetar i Parë i Asamblesë së Përgjithshme së USK-së.