Please enter at least 3 characters.

Strakosha dëshiron të transferohet te Newcastle

2021/11/thomas-strakosha.jpg

Portieri shqiptar i Lazio, Thomas Strakosha thuhet se është i interesuar të transferohet te anglezët e Newcastle United.

Klubi anglez ka tashmë pronarë sheikët arab nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Suadite dhe tashmë duan ta përforcojnë skuadrën e tyre.

‘Magpies’ kanë qenë të lidhur me shumë lojtar, ku njëri nga ta ishte portieri 26-vjeçar shqiptar, Strakosha, pasi klubi anglez po kërkon të forcojë opsionet e tyre mes dy shtyllave.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, portieri i Lazios dëshiron t'i bashkohet Newcastlet pas interesimit të ekipit anglez.

Strakosha do ta mirëpriste lëvizjen dhe Newcastle mund të sigurojë shërbimet e tij në një transferim të lirë vitin e ardhshëm.

Portieri shqiptar ka humbur tashmë vendin e titullar të Lazio dhe kjo ka bërë që ai të mendoj seriozisht largimin nga kryeqyteti italian. /Telegrafi/