Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg do ta vizitoj Maqedoninë në janar të vitit që vjen?

2016/07/Stoltenberg.jpg

Burime të TV Sitel nga Brukseli thonë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t'u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike.

Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t'u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/