Stjuardesa zbulon pse mbajnë këtë pozicion në aeroplan para nisjes dhe gjatë aterrimit të fluturakes
Pasagjerët e kujdesshëm dhe vigjilentë kanë vënë re së fundmi se si anëtarët e kabinës bëjnë një veprim të pazakontës gjatë nisjes dhe aterrimit të aeroplanit.
Tani, një stjuardesë ka treguar se pse bëhet ky veprim dhe çfarë shërben për sigurinë e ekuipazhit, shkruan Metro.co.uk.
Henny Lim, anëtare e linjës ajrore me bazë në Filipine, Cebu Pacific tregoi përmes një videoje në TikTok se pse saktësisht anëtarët e ekuipazhit vendosin duart nën këmbë tek sediljet gjatë këtyre periudhave të veçanta.
Lim, shpjegoi se ky në fakt quhet "pozicioni i shtrëngimit".
Ajo shton se ky pozicion përfshin shtrëngimin e rripave të sigurimit, pozicionimin e drejtë të trupit dhe duart të vendosura poshtë këmbëve.
“Qëllimi është të mbahet trupi në një pozë të ngurtë në mënyrë që nëse ndodhë diçka nga një emergjencë e paplanifikuar, trupi të ketë më pak lëndime”, thoshte stjuardesa në video.
“Këto masa e mbajnë të kufizuar lëvizjen e trupit në mënyrë që të ketë më pak shanse për lëndim nëse ndodh një emergjencë”. /Telegrafi/


