Stilisti Stefano Gabbana, kureshtar për bukurinë e Dorina Gegicit
26/08/2015
Një portret joshës, një zbulim i sfilatave, i fotografive, i linjave perfekte...Një kombinim unik i gjithçkaje kërkohet nga një modele.
Ndonëse nuk i ka bërë ende 20 vjeç, ajo vazhdimisht është pjesëmarrëse nëpër sfilata dhe ngjarje mode, ka nënshkruar me dhjetëra kontrata brenda dhe jashtë vendit, por nuk mbetet vetëm me kaq.
Fotografi i njohur Endrit Mërtiri, një nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë, së fundi ka realizuar një set fotosh, ku Dorina duket joshëse, sharmante, provokuese, seksi.
Stilisti i njohur ka publikuar një foto të modeles në profilin e tij në Instagram dhe sigurisht nga modelja e re diçka e tillë është parë si një vlerësim.


